Skip to product information
1 of 2

medashni

"Egoja është Armiku" - Ryan Holiday

Regular price $10.00
Regular price Sale price $10.00
Sale Sold out
Tax included.

Pas librit "Pengesa eshte rrugedalja"vjen nnje tjeter liber ne shqip i Ryan Holiday: "Egoja eshte zgjidhja". Nje nga mendimtaret me besnike te stoicizmit si filozofi dhe menyre jetese, edhe ne kete liber autori na vjen me nje skicim sesi qenia njerezore duhet te persose veteveten duke  miremenaxhuar egon njerezore.

Rajan Hollidei është një nga mendimtarët më të mprehtë të gjeneratës së tij, dhe kjo është vepra e tij më e arrirë.”

— STEVEN PRESSFIELD, shkrimtar

“Humoristi Bill Hicks ka thënë se bota po njolloset nga egoistët dhe delirantët. Në librin “Egoja është armikja ime”, Rajan Hollidei na jep një recetë: përulësia. Ky libër është plot histori dhe citime që do t’ju ndihmojnë të kapërceni disa vështirësi brenda vetes. Do të zbuloni shtysa të domosdoshme për iniciativat tuaja.” 

— AUSTIN KLEON, shkrimtar

“Është një libër që duhet ta lexojë çdo sportist, çdo sipërmarrës, çdo mendimtar apo çdo person që aspiron të bëhet lider. Rajan Hollidei është një nga autorët më të talentuar të brezit të tij.” 

— GEORGE RAVELING, trajner i shquar dhe drejtor i sektorit të basketbollit në kompaninë “Nike”

“Vërej çdo ditë tendencën helmuese të egos, dhe çuditem, ngaqë vazhdimisht rrënon karriera premtuese. Lexojeni këtë libër, përpara se egoja të veprojë! Mund t’ju prishë planet, mund të dëmtojë njerëzit tuaj të dashur, mund t’ju shkatërrojë juve. Kurojeni me urgjencë, teksa filloni një regjim të rreptë në luftën kundër saj! Trajtesat e Rajanit janë të mahnitshme.”  

— MARC ECKO, themelues i kompanisë “Ecko Unltd” dhe revistës “Complex”

“Në jetë nuk kam shumë rregulla, por njërin prej tyre nuk e shkel kurrë: Nëse Rajan Hollidei shkruan një libër, e përpij menjëherë.” 

—BRIAN KOPPELMAN, skenarist dhe regjisor

“Në librin e tij të ri, Rajan Hollidei sulmon pengesën më të vështirë për kontroll dhe sukses në jetë – egon tonë të pangopur. Nëpërmjet një metode njëherazi frymëzuese dhe praktike, na mëson se si të menaxhojmë dhe zbusim bishën brenda nesh, në mënyrë që të përqendrohemi në gjërat që kanë me të vërtetë rëndësi.”

— ROBERT GREENE, shkrimtar

“Na thonë shpesh që, për të arritur sukses, nevojitet vetëbesim. Me një çiltërsi frymë- zuese, Rajan Hollidei e sfidon këtë supozim, duke theksuar se si mund të fitojmë vetë- besim, teksa ndjekim diçka më të madhe sesa suksesi ynë.”    

— ADAM GRANT, shkrimtar

“Filozofia ka marrë reputacion negativ, por Rajan Hollidei po e rikthen në vendin që i takon. Ky libër – plot me histori, strategji dhe mësime të jashtëzakonshme – është i përkryer për çdokënd që kërkon të ketë sukses në jetë. Nuk e teproj, kur pohoj, se pasi ta mbaroni, do të keni një qasje krejt tjetër për punën.”  

—JIMMY SONI, autor i njohur dhe ish-kryeredaktor i “The Huffington Post”

“Edhe me këtë libër, Rajan Hollidei u krijon mundësi lexuesve të sfidojnë vetveten, teksa i përball me çështje të ndërlikuara të epokës sonë. Çdo lexues do të zbulojë të vërteta që janë domethënëse për jetën. Egoja mund të bëhet armikja jonë, nëse nuk jemi të armatosur me trajtesa paralajmëruese për historinë, filozofinë dhe shkrimet e shenjta. Më shumë se një mijë vjet më parë, Shën Agustinit i thanë: ‘Merre dhe lexoje!’; nëse nuk veproni kështu, do të lejoni armikun t’ju shkaktojnë dëshpërim.” 

— DR. DREW PINSKY, drejtues i programeve “Dr. Drew On Call” dhe “Loveline”

“Do të doja të shqyeja çdo faqe të këtij libri dhe të vishja murin me to. Në këtë mënyrë, do të kujtohesha vazhdimisht për përulësinë dhe punën e duhur për të arritur sukses. Në anë të faqeve të librit që kam në dorë, kam shënuar herë pas here: “para fitimit të medaljes së artë”. Leximi i këtij libri frymë- zues më kujtoi përulësinë dhe etikën e punës – aq shumë të nevojshme për të fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike.”   

— CHANDRA CRAWFORD, ish-kampione e botës në ski