"Forca e Karakterit" - Angela Duckworth
Disa nga njohuritë më të vlefshme të librit:
- Pse çfarëdo përpjekje që bëni, në fund ju sjell dy herë më afër synimit tuaj
- Si forca e karakterit mund të mësohet, pavarësisht IQ-së apo rrethanave
- Si mund të nxitet interesimi jetëgjatë
- Sa për qind e praktikës optimale është vuajtje dhe sa është ekstazë
- Cila është më e mira për fëmijën tuaj – një përqafim i ngrohtë, apo standarde të larta
- Magjia e Hard Thing Rule
I dashur dhe personal, informues, madje edhe jetë-ndryshues, Forca e karakterit është një libër që flet për atë çfarë ndodh në kokën tuaj kur dështoni, dhe se si kjo gjë, jo talenti apo fati, bën të gjithë dallimin.
“Psikologët kanë kaluar dekada me radhë në kërkim të sekretit të suksesit, por Duckworth është ajo që e ka zbuluar.”
—Daniel Gilbert, autor i librit “Stumbling on Happiness”
“Krejtësisht i ri dhe origjinal … Forca e karakterit pastron paragjykimet se sa larg mund të na çojë potenciali ynë … Blijeni, jepuni kopje miqve tuaj dhe tregojini botës se ka në fakt, shpresë. Të gjithë mund të shkëlqejmë”.
—SUSAN CAIN, autore e librit “Quiet: The Power of Introverts in a World That Can’t Stop Talking”
“Forca e karakterit është një përgjigje bindëse dhe e mahnitshme ndaj kultit të fondamentalizmit të IQ-së (koeficienti i inteligjencës). Duckworth na kujton se karakteri dhe këmbëngulja i veçojnë të suksesshmit”.
—MALCOLM GLADWELL, autori i librave “The Tipping Point”, “Blink”, dhe “Outliers”
“Një libër klasik bashkëkohor. Një libër sqarues dhe një studim i thellë në stilin e autorëve Stephen Covey dhe Carol Dweck. Për këdo që shpreson të punojë më me zgjuarsi ose të jetojë më mirë, Forca e karakterit është një libër i domosdoshëm dhe ndoshta mund t’ju ndryshojë jetën”.
—DANIEL H. PINK, autor i librave “Drive” dhe “To Sell Is Human”
“Doja vazhdimisht t’ia lexoja me zë këtë libër djalit tim, bashkëshortit, cilitdo që kam të afërt. Nuk ka rrugë të shkurtër drejt madhështisë, kjo është e vërtetë. Por ekziston një hartë se si ta arrini dhe tashmë po e mbani në duar”.
—AMANDA RIPLEY, autore e librit “The Smartest Kids in the World”
“Forca e karakterit do t’ju ndryshojë jetën. Ky libër magjepsës, rigoroz dhe praktik, është i destinuar të bëhet një klasik në literaturën e suksesit”.
—DAN HEATH, bashkautor i librave “Made to Stick”, “Switch”, dhe “Decisive”
“Tërësisht mahnitës, frymëzues dhe origjinal … Sapo të nisni të lexoni librin Forca e karakterit, nuk do ta hiqni dot nga duart”.
—AMY CUDDY, pedagoge në Harvard Business School dhe autore e librit “Presence”
“Jam i bindur se në përpjekjen për të arritur ekselencë, nuk ka cilësi më të mira se ato që krijojnë forcë karakteri të vërtetë … Shpresoj që t’ju pëlqejë ky libër po aq sa dhe mua”.
—BRAD STEVENS, trajner i skuadrës së basketbollit Boston Celtics
Në këtë libër të domosdoshëm për këdo që kërkon të arrijë sukses, psikologja pioniere, Angela Duckworth, u tregon prindërve, studentëve, edukatorëve, atletëve dhe biznesmenëve (me dhe pa përvojë), se sekreti i arritjes së jashtëzakonshme nuk është talenti, por kombinimi i veçantë i pasionit dhe këmbënguljes të cilën ajo e quan “forcë karakteri, vendosmëri”.
Duke marrë nga historia e saj personale si vajza e një shkencëtari që ia vinte shpesh në dukje mangësinë e “gjenisë”, Duckworth, tashmë një studiuese dhe pedagoge e mirënjohur, përshkruan përvojat e saj të hershme që i hapën sytë në mësimdhënie, konsultime për bizneset dhe në neuroshkencë, dhe që çuan drejt hipotezës se ajo çfarë e sjell suksesin nuk është “gjenia”, por një kombinim unik i pasionit dhe këmbënguljes afatgjatë.
Në librin Forca e karakterit, ajo e çon lexuesin në terren që të vizitojë kadetët që sfiliten nga ditët e para të trajnimit në West Point, mësuesit që punojnë në disa nga shkollat më të vështira, dhe finalistët e vegjël në Konkursin Kombëtar të Gërmëzimit. Ajo gjithashtu shfrytëzon informacione të mre- kullueshme nga historia dhe tregon se çfarë mund të mësohet nga përvojat moderne në performancën e lartë. Së fundmi, ajo ndan ato që ka mësuar nga intervistat që ka kryer me dhjetëra persona të suksesshëm, që nga CEO-ja i bankës J. P. Morgan, Jamie Dimon, karikaturisti i revistës New Yorker, Bob Mankoff, te trajneri i skuadrës Seattle Seahawks, Pete Carroll.
Angela Duckworth, PhD, është Anëtare e Programit MacArthur në vitin 2013 dhe pedagoge e psikologjisë në Universitetin e Pensilvanisë. Ajo ka qenë këshilltare e Shtëpisë së Bardhë, Bankës Botërore, skuadrave të NBA dhe NFL, si dhe CEO-ve të kompanive të listës Fortune 500. Përpara se të niste karrierën e saj si studiuese, ajo themeloi një shkollë verore për fëmijët e varfër, që ka fituar edhe çmim. Ajo është gjithashtu themeluesja dhe drejtorja shkencore e Character Lab, një organizatë jofitim- prurëse me misionin për të avancuar shkencën dhe praktikën e përsosjes së karakterit. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor për neurobiologji në Universitetin Harvard, Masterin për neuroshkencë në Oxford, dhe doktoraturën për psikologji në Universitetin e Pensilvanisë. Forca e karakterit: fuqia e pasionit dhe këmbënguljes, është libri i saj i parë.