Skip to product information
1 of 2

medashni

"Pengesa është Rrugëdalja" - Ryan Holiday

Regular price $10.00
Regular price Sale price $10.00
Sale Sold out
Tax included.

“Një libër që çdo udhëheqës botëror i së ardhmes – dhe së tashmes – duhet ta mbajë tek koka e krevatit.”

Robert Greene

“Rajani shpalos filozofinë jashtë auditorëve akademikë, duke e përçuar aty ku e ka vendin e vërtetë: në jetën tonë të përditshme. Ai ndihmon çdokënd për të trajtuar problemet me gjakftohtësi dhe kthjelltësi. Duke qenë manual për jetën, do t’i shfletoni faqet e këtij libri herë pas here dhe do të mësoni se si të kapërceni çdo pengesë dhe të zgjidhni çdo konflikt. Leximi i këtij libri është i domosdoshëm.”

Jimmy Soni

“Fillimisht shfaqet Markus Aureliusi, pastaj Frederiku i Madh . . . dhe tani është radha juaj! Ky libër i mahnitshëm ju mëson se si të ndërtoni një jetë të mrekullueshme, duke përqafuar të gjitha pengesat dhe sfidat që ju dalin përpara.”

Chris Guillebeau

“Përmes këtij libri tërheqës dhe përthithës, Rajan Hollidei hedh dritë të shndritshme dhe të fuqishme në rrugëtimin tonë jetësor. Duke na demonstruar mënyrën se si dështimi, pengesa dhe frustrimi shndërrohen në avantazhe, ai ofron një sërë teknikash, të cilat mund t’i zbatojmë lehtësisht, me qëllim që të përmbushim ëndrrat tona. Lexojini, mësoni prej tij dhe veproni me shpejtësi e vendosmëri!”

Nancy F. Koehn

“Sime shoqeje nuk i ndaheshin vështirësitë. Nevojitet praktikë (shpesh duke përjetuar edhe dhimbje) për t’i kapërcyer dhe për të arritur sukses. Ky libër është një udhërrëfyes – pikërisht për këtë gjë.”

James Altucher

“Ky libër do të ishte një manual i përkryer për xheditë – protagonistët e filmit “Star Wars”. Libri i Rajan Hollideit “Pengesa është rrugëdalja” filtron në formë të koncentruar teknikat e përjetshme për aftësinë e përmbajtjes, ashtu siç janë aplikuar me efekt të jashtëzakonshëm nga filozofë, luftëtarë dhe inovatorë, të tillë si Aleksandri i Madh, Mark Aureliusi apo Stiv Xhobsi. Duke ndjekur këto parime, do të revolucionarizoni jetën tuaj! Siç shkruan z. Hollidej: “Është e thjeshtë, por nuk është e lehtë.” Lexojeni këtë libër!”

Steven Pressfield

“I farkëtuar me mjeshtëri! Kushdo që dëshiron të përmirësohet, duhet ta lexojë këtë libër.”

Kamal Ravikant

“I frymëzuar nga Markus Aureliusi dhe konceptet e stoicizmit, Rajan Hollidei ka shkruar një libër të mrekullueshëm, pavarësisht moshës së tij relativisht të re. Na mëson se si të përballemi me vështirësitë e jetës dhe se si të transformojmë situatat negative në eksperienca pozitive. Është një libër i jashtëzakonshëm.”

Frederic Block

“Rajan Hollidei na tregon se si të nxjerrim në pah anën më të mirë të vetes sonë. Shumë njerëz e kalojnë jetën duke u munduar të shmangin pengesat. Hollidei vë në dukje gabimin e rëndë të këtij stili jetese dhe ofron filozofinë e stoikëve, udhëzimet e pavdekshme të të cilëve na mësojnë se duhet të guxojmë dhe të kapërcejmë vështirësitë, me qëllim që të triumfojmë.”

Sharon Lebell