Skip to product information
1 of 2

medashni

"Të shesësh Gjithkça: Jeff Bezos dhe Epoka e Amazon" - Brad Stone

Regular price $16.00
Regular price Sale price $16.00
Sale Sold out
Tax included.

Historia vendimtare e Amazon.com, një prej kompanive më të suksesshme në botë, dhe e themeluesit të saj të jashtëzakonshëm e ambicioz, Jeff Bezos.

Amazon.com filloi duke shpërndarë libra përmes postës. Por themeluesi i saj vizionar, Jeff Bezos, nuk donte të mbetej një librashitës. Ai synonte që Amazon të bëhej dyqani ku shitej gjithçka, përmes ofrimit të zgjedhjeve të panumërta dhe lehtësive tërheqëse, me çmime shumë të ulëta. Për ta bërë këtë, ai krijoi një kulturë ambicieje dhe fshehtësie të pamëshirshme që nuk është zbuluar kurrë, deri në momentin e tanishëm. Brad Stone pati mun- dësinë të takonte punonjës e ish-punonjës të Amazon dhe familjarë të Bezos-it, duke u dhënë kështu lexuesve rrëfimin e parë të thelluar nga sytë e një vëzhguesi, të jetesës brenda kompanisë. Krahasuar me novatorët e tjerë elitarë në teknologji si Jobs-i, Gates-i dhe Zucker- berg-u, Bezos-i është i rezervuar. Megjithatë, ai dallohet për ndjekjen e palodhshme të tregjeve të reja, duke e çuar kompaninë Amazon drejt sipërmarrjeve me risk si Kindle dhe cloud, dhe duke e transformuar shitjen me pakicë ashtu siç Henry Ford revolucionarizoi prodhimin industrial.

 

“Të shesësh gjithçka” do të jetë biografia zbuluese dhe vendimtare e kompanisë që vendosi njërin nga bastet e parë të mëdhenj për internetin, e që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si blejmë dhe lexojmë.

 

Mjaft tërheqës… Periudha e gjatë kohore dedikuar Bezos-it dhe Amazon-ës i jep përshkrimit të Stone-it një siguri që e bën historinë të rrjedhë shpejt”.

– Duff McDonald, New York Times Book Review

 

“Jeff Bezos-i është një nga novatorët më vizionarë, më të fokusuar dhe më këmbëngulës të kohëve tona dhe ashtu si Steve Jobs-i, ai transformon dhe shpik industri. Brad Stone ngërthen mes faqeve të këtij libri gjithë pasionin dhe shkëlqimin që dëshmon Jeff Bezos’i”.

– Walter Isaacson, autor i librit Steve Jobs, Leonardo da Vinci, Einstein

 

“Një kronikë e pasur e Bezos-it dhe kompanisë së tij”.

– George Packer, The New Yorker

 

“The Everything Store është një libër që shpalos shumë për këdo që dëshiron të kuptojë dinamikën e funksionimit të ekonomisë së re digjitale. Nëse keni klikuar ndonjëherë për të bërë një blerje, duhet ta lexoni këtë libër”.

– Steven Levy, autor i Hackers dhe In the Plex

 

“Një libër i shkruar me mjeshtëri dhe mbi të dhëna të shumta… Ashtu si librat e Steven Levy-t In the Plex: How Google Thinks, Works and Shapes our Lives, dhe Gates: How Microsoft’s Mogul reinvented an Industry – and Made Himself the Richest Man in America nga Stephen Manes dhe Paul Andrews, është përshkrimi vendimtar se si erdhi në jetë një ikonë e teknologjisë”.

– Jay Greene, Seattle Times

 

“Libri i Stone-it, më në fund, na sjell një biografi të Bezos-it që mund të vendoset me krenari në një raft pranë kronikave më të mira të kapitalistëve të tjerë të shquar të Amerikës”.

– George Anders, Forbes

 

“Historisë së Stone-it për lindjen, pragvdekjen dhe ringjalljen impresionuese të një kompanie të rrallë amerikane meriton t’i kushtoni kohën tuaj”.

– Matthew Yglesias, Slate

 

“Një raport i detajuar dhe krejtësisht i pavarur i suksesit të Amazon-ës”.

– New York Review of Books

 

“I shkëlqyer… një libër autoritar, me të dhëna të detajuara, të sakta, plot nuanca, i balancuar dhe që i thotë të gjitha”.

– Adam Lashinsky, Fortune

 

“Një histori e paanshme, virtualisht deri në minutën më të fundit të tregtisë dhe teknologjisë dhe të mendjes së jashtëzakonshme që fshihet pas saj… Njohuritë e brendshme të Stone-it për një kompani që zakonisht është mjaft e kursyer në informacione janë evidente gjatë gjithë librit… Stone prezanton një portret me nuanca të sipërmarrësit, veçanërisht kur ai skicon historinë familjare të pazakontë të Bezos-it dhe një kthesë të papritur që ajo mori gjatë shkrimit të librit. Raportimi i tij për ndërprerjen që shkaktoi Kindle në botimet tradicionale e bën leximin jashtëzakonisht interesant”.

– Kirkus Reviews